Mourinho: Me Drogba jemi më të fortë

Sporti

Mourinho: Me Drogba jemi më të fortë

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 00:14

Në moshën 34-vjeçare sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u largua nga “Blutë e Londrës”.

10 vjet më parë Didier Drogba u transferua nga Marseille te Chelsea, ku fitoi gjithçka përgjatë 8 sezoneve në “Stamford Bridge”. Në moshën 34-vjeçare sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u largua nga “Blutë e Londrës” për t’u aktivizuar për një vit me Shanghai Shenhua në kampionatin kinez, ndërsa sezonin e fundit veshi fanellën e Galatasaray-it. Rikthimi në Premier League tek ish ekipi i tij gjatë merkatos së kësaj vere është pritur me shumë entuziazëm në radhët e Chelsea-t, madje për trajnerin Jose Mourinho, Drogba nuk është larguar kurrë nga “Stamford Bridge”.

“Rikthimi i Drogba ishte një gjë shumë normale. Këtu ai i njeh të gjithë, nuk ka asgjë të re për të. Ai ka qenë gjithmonë i pranishëm te Chelsea edhe kur luante me Shenhua apo me Galatasaray-in. Duket sikur është shkëputur për një kohë të shkurtër pushimesh dhe është kthyer. Mendoj se ne kemi nevojë për të. Dua një skuadër me kualitete të ndryshme, jo vetëm si futbollistë por edhe si personalitete. Si lojtar edhe si karakter Didier e forcon më shumë skuadrën tonë.”

Chelsea konfirmoi se Drogba do të veshë fanellën me numër 15, e njëjta që ka patur gjatë eksperiencës së parë me “Blutë e Londrës”, ku u aktivizua në 341 ndeshje dhe shënoi 157 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat