Zbulohet Seria A 2014-2015

Sporti

Zbulohet Seria A 2014-2015

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 22:05

Atalanta-Verona, Cesena-Parma, Chievo-Juve, Genoa-Napoli, Milan-Lazio, Palermo-Sampdoria, Roma-Fiorentina, Sassuolo-Cagliari, Torino-Inter, Udinese-Napoli.

Atalanta-Verona, Cesena-Parma, Chievo-Juve, Genoa-Napoli, Milan-Lazio, Palermo-Sampdoria, Roma-Fiorentina, Sassuolo-Cagliari, Torino-Inter, Udinese-Napoli. Është ky kalendari i javës së parë të Serisë A për sezonin 2014-1015. Kategoria maksimale e futbollit të përtej Adriatikut rifillon të Dielën e 31 Gushtit, në pritje për të mësuar se cilat do të jenë skuadrat që do të zbresin në fushë të Shtunën e 30 Gushtit për dy takimet që çelin javën. Juventusi kampion i Italisë riniset nga transferta me Chievon. Shumë më i fortë të paktën në letër, starti i Romës që debuton përballë Fiorentinës edhe pse sfida luhet në “Olimpico”. Nisje në malore edhe për Milanin, Lazio në debutim, pastaj transferta me Parmën dhe në javën e tretë përballja meJuventusin e Allegrit. Interi e nis nga Torino ndërsa Napoli shkon në “Marassi” kundër Genoas.

Për sa i përket përballjeve gala, Milan-Juve që luhet në javën e tretë në “San Siro” ka sharm të jashtëzakonshëm, por për momentin kuqezinjtë nuk bëjnë pjesë mes kandidatëve për titullin dhe në këtë këndvështrim sfida e parë e madhe është Juventus- Roma që është në program të Dielën e 5 Tetorit. Në fundjavën mes së Shtunës së 1 Nëntorit dhe të Dielës luhet Napoli-Roma. Në javën e 12 të Serisë A në fundjavën e 22 dhe 23 Nëntorit luhet Milan-Inter, derbi i parë si trajner për Filipo Inzaghin, ndërsa në 6 Janar në rinisjen e kampionatit pas pauzës së Krishtlindjeve ndeshja e madhe do të jetë Juventus-Inter. Java e parafundit, që mund të përcaktojë titullin është për drithërima, luhet Lazio- Roma dhe Juventus-Napoli me bardhezinjtë që luajnë në shtëpi në fazën e kthimit. Seria A 2014-2015 parashikon katër turet ndërjavorë dhe po kaq edhe pauzat për shkak të impenjimeve të kombëtareve fillon pas rreth 1 muaji dhe mbyllet në 31 Maj 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat