Haxhi Krasniqi e do për kundërshtar Brahmerin

Sporti

Haxhi Krasniqi e do për kundërshtar Brahmerin

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2014 Në ora: 18:25

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi apo mjeshtri i madh i ringut, tash e do për kundërshtar gjermanin Jurgen Brahmer. Kryetrimi nga Kosova, të shtunën që e lamë pas, i dha leksion ukrainasit Oleksandr Cherviak, duke e gjunjëzuar bindshëm. Krasniqi boksoi me përsosmëri të lart dhe shënoi fitore të pastër, ku gëzoi kudo që janë e veprojnë shqiptarët. Ai boksoi me mjeshtri, nuk i dha asnjë mundësi të vetme ukrainasit që të ngre kokën lart. E dërrmoi me goditje të njëpasnjëshme dhe i tregoi se kush është shefi! Krasniqi mbrojti titullin WBO International dhe fitoi WBA Continental. Boksieri junikas tregon arsyet përse e do për kundërshtar Brahmer, kampion bote në WBA. Krasniqi me zemër luani, flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke treguar se ku ishte arma më e fortë që e mposhti ukrainasin dhe sa janë gjasat që të luftojë për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBO dhe këshilltari i tij, Luan Dreshaj, çfarë thotë për Brahmerin.

“Bota sot”: Haxhi, sa ishte vështirë kundër Oleksandr Cherviak dhe a ishte një fitore më e mundimshme se sa e keni pritur?
Haxhi Krasniqi:
Sikur që e kemi pritur, Cherviak ishte shumë kundërshtarë i rrezikshëm dhe me kondicion të mirë, i mbante goditjet mirë, andaj nuk u rrëzua.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat