Inzaghi i trishtuar nga humbja 1:5!

Sporti

Inzaghi i trishtuar nga humbja 1:5!

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2014 Në ora: 17:27


Milani pati një ditë shumë të keqe në turneun Guiness Cup të futbollit, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekipi italian pësoi humbje të rëndë me rezultat 5:1 nga kampion anglez, Manchester City. Trajneri Cityt, Manuel Pellegrini, aplikoi lojë ofensive dhe fare nuk tregoi respekt për rossonerët. Për 15 minuta lojë City ishte në epërsi prej dy golave. Jovetiç në minutën e 12-të shkundë portën e Milanit. Pas dy minutave Sinclair shtoi epërsinë 2:0. Sa kalonin minutat anija e Milanit gjithnjë fundosej. Jesus Navas realizoi për 3:0 në minutën e 23-të dhe Iheanacho ngriti epërsinë në 4:0 në minutën e 26-të. Futbollistët e Milanit nuk ishin si duhet të përqendruar në mbrojtje por edhe sulmi nuk qe aq i shkathët. Muntari në minutën e 42-të zvogëloi rezultatin në 4:1, kurse Jovetiç në minutën e 58-të shënoi golin e fitores bindëse me rezultat 5:1. Duhet shtuar se ndeshja u ndërpre për pak çaste për shkak të kushteve të këqija atmosferike, por deri në fund nuk ndodhi asgjë e rëndësishme. Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi mendon se ekipi i tij duhet të përmirësohet në të gjitha repartet që të jetë konkurrues në sezonin e ardhshëm. Ai është i trishtuar nga humbja me një rezultat të tillë. “E para, është se ne duhet të përmirësohemi në shumë reparte. Ne nuk kemi qenë duke punuar gjatë dhe ne jemi duke ardhur tek pjesa e sezonit të kaluar që përfunduan në pozitën e tetë. Ne duhet të punojmë shumë”, tha ai. Inzaghi, tha se edhe loja pa top ishte shumë e keqe. “Pa top jemi shumë keq, ne duhet të reagojmë më shumë kur kemi humbur topin. Unë pres më shumë kur ne nuk kemi posedimin”, ka thënë Inzaghi. Ai pret që në takimet e ardhshëm të përmirësohet ekipin dhe të paktën të janë të gatshëm për betejat në Serie A. Kjo humbje e ka dëshpëruar Inzaghin, por shpreson se do të arrijnë gradualisht të përmirësohen në të gjitha repartet.” Gjendja jonë fizike është shumë larg skuadrave angleze por kemi mundësi të bëjmë më shumë. Faji është i gjithi i imi dhe e marr përsipër. Vetëm puna do të na bëjë të kthehemi në nivele të larta sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk ka asnjë dyshim se duhet të përmirësohemi”, tha Inzaghi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat