Hamilton nuk dorëzohet! Alonso i kënaqur

Sporti

Hamilton nuk dorëzohet! Alonso i kënaqur

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 16:58

Piloti i Red Bull-it, Daniel Ricciardo, fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë dhe sado kudo prishi dominimin e skuadrës së Mercedesit. Lewis Hamilton, pilot i Mercedesit, kandidat për titullin e botës, tha se nuk do dorëzohet por do të vazhdojë betejën në luftë për kreun e tabelës. Hamilton renditet i dyti me 191 pikë dhe ka 11 më pak se kolegu i tij, Nico Rosberg. Deri më tash janë zhvilluar 11 gara dhe deri në fund janë edhe nëntë të tjera dhe gjithçka është e hapur për titull. “Jam në betejë dhe shpresoj të vazhdoj. Nëse do e lija të kalonte, me gomat e reja do më parakalonte edhe pas daljes nga bokset”, tha Hamilton. Ai shtoi: “Më vjen mirë që i kalova vështirësitë. Ishte e pabesueshme ajo që më ndodhi, por luftova deri në fund”. Fernando Alonso, pilot i Ferrarit, që zuri vendin e dytë dhe la pas Hamilton, tha: “Na duhej një garë e çmendur për të arritur podiumin dhe e shfrytëzuam mundësinë që na u dha. Morëm vendime të vështira duke rrezikuar shumë, por në fund gjithçka na doli mirë. Është si fitore për ne ky vend i dytë. Çelësi i suksesit ishin kushtet klimaterike dhe hyrja disa herë e Safety Car. U kthye në një garë kartingu. Ishte si të fitonim lotarinë”, ka thënë Alonso. Në renditjen e përgjithshme, Mercedes, udhëheq me 393 pikë dhe ka lënë pas Red Bull me 219 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat