Pro-rusët vrasin presidentin e Armend Dallkut

Sporti

Pro-rusët vrasin presidentin e Armend Dallkut

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 13:03

Presidenti i klubit të Vorskla Poltava në Ukrainë, Oleg Babajev, është vrarë dje në afërsi të shtëpisë së vet. Lajmi ka bërë bujë në mediat botërore, teksa ka shokuar jo vetëm banorët e krahinës së Poltavës, por më së shumti lojtarët e klubit, aty ku luajnë aktualisht edhe tre shqiptarë: dy vëllezërit Dallku, Armend dhe Adin si dhe sulmuesi, Ahmed Januzi. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ishmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Vorskla Poltava ka treguar situatën që ka përjetuar ai vetë, por edhe kolegët e tij që nga mëngjesi i së shtunës kur ndodhi edhe kjo ngjarje e rëndë.

"Gjendja është e qetë, por ka shumë zhgënjim dhe pikëllim për gjithçka që ka ndodhur. Presidenti i klubit tonë ishte një person shumë popullor, një nga ata politikanë që ulej me këdo dhe kishte dëshirë që të kishte shumë miq e shokë, ndaj edhe vrasja e tij është përjetuar si një tragjedi", tha Dallku.

"Me shumë gjasa, ose të paktën porsa flitet deri tani, është çështje politike. Ai të martën e javës që vjen (nesër) do merrte një detyrë të re, atë të guvernatorit të gjithë krahinës së Poltavës dhe me shumë mundësi kjo është edhe arsyeja që u vu në shënjestër nga forcat pro ruse", tha nder te tjera Dallku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat