Gruaja e Schumacher nxjerr në shitje aeroplanin privat

Sporti

Gruaja e Schumacher nxjerr në shitje aeroplanin privat

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 12:59

Gruaja e Michael Schumacher ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje aeroplanin privat të familjes.

Sipas “Bild”, Corinna do ta shesë aeroplanin për një çmim prej 15 milionë eurosh.

Shitja e aeroplanit bëhet për rikuperimin e Schumit, i cili ndodhet i shtruar në një klinikë në Lozanë, pas aksidentit tragjik në fund të dhjetorit, ku u deshën disa muaj për të dalë nga koma.

Aeroplani që ka vende për 8 pasagjerë, përdorej nga familja Schumacher për pushime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat