Luan Krasniqi uron Bajramin, lutet për paqe

Sporti

Luan Krasniqi uron Bajramin, lutet për paqe

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 12:15

Luan Krasniqi u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ish-boksieri i famshëm junikas, Luan Krasniqi, u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ai uron për paqe e tolerancë mes të gjithëve, duke dëshiruar që armiqësitë e luftërat të mos zënë vend askund.

“Miq të mi, me rastin e festës së Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë, i përgëzoj duke i uruar me fat e gëzime, shëndet e mirëqenie.

Le të mbretërojnë, kudo dhe përherë, mirëkuptimi, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për t'iu dhënë fund armiqësive.

Luftërat dhe urrejtja, le të zhduken nga faqja e dheut dhe mbret të shpallen paqja, liria dhe lumturia e njerëzve. Dasht Zoti!”, uroi Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat