Duke bërë sexhde, Xherdani na uron Bajramin

Sporti

Duke bërë sexhde, Xherdani na uron Bajramin

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 09:18

Xherdan Shaqiri u ka uruar Fitër Bajramin gjithë myslimanëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, futbollisti nga Zhegra, Xherdan Shaqiri, na uron festën e Fitër Bajramit.

Shaqiri shkroi në anglisht, shqip e gjermanisht për ta uruar këtë festë, teksa postoi një fotografi tejet të bukur të tij duke u falur.

“Urime festa e Kurban Bajramit të gjithë myslimanëve”, shkroi Shaqiri.

Megjithatë, Xherdani bëri një gabim, pasi nuk është Kurban Bajrami, por Fitër Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat