Vincenzo Nibali mbret në Paris, Kittel fitoi etapën e fundit

Sporti

Vincenzo Nibali mbret në Paris, Kittel fitoi etapën e fundit

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 27 korrik 2014 Në ora: 20:35

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 101-të-etapa e 21-të

Pas tri javëve rrugëtimi në 3664 kilometra fusha, kodra e male, ka marrë fund edicioni i 101-të i garës më me nam e çiklizmit botëror Tour de France. Ky është viti i dytë që Turi përfundon në mbrëmje në portën triumfale. Për tri javë Tour de France na dhuroi shumë emocione, ankth dhe në të njëjtën kohë kënaqësi të jashtëzakonshme. Çiklisti italian Vincenzo Nibali fitoi Tour de France, i cili për 19 ditë kryesoi sigurt dhe barti fanellën e verdhë. Ndërsa, etapën e fundit sikur edhe një vit më parë e fitoi çiklisti gjerman Marcel Kittel, i cili në shtegun Evry -Paris Champs-Élysées të gjatë 137.5 kilometra e përshkoi për 3h20’50’’. Bashkë me Nibalin në podium u gjenden edhe dy çiklistë francez Jean-ChristophePéraud që u renditë i dyti dhe Thibaut Pinot që zuri pozitën e tretë në renditjen e përgjithshme. Së bashku me Tour de France, Vuelta a Espana dhe Giro d’Italia përbëjnë tri garat më prestigjioze tre javore të çiklizmit botëror. Italiani ka fituar në vitin 2010 Vuletën dhe Girod’Italia më 2013. Tash fitoi edhe Tour de France duke hyrë në mesin e legjendave të çiklizmit. Nibali u bashkohet me pesë fituesve tjerë që kanë fituar në tri garat më të mëdha të çiklizmit si: Gimondi, Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Alberto Contador. "Është magjepse, kjo është një gjë e mrekullueshme," tha Nibali. Italiani Vincenzo Nibali dhe Marcel Kittel u bënë çiklistët e parë pas Eddy Merckx (më 1974) që fitoi katër etapa në një edicion të Turit. Nibali fitoi etapën e 2-të, të 10-tën,13-tën dhe të 18-tën. Ndërsa, Kittel, fitoi etapën e parë, të tretën e të katërtën dhe të fundit 21-të. Çiklisti sllovak Peter Sagan 24 vjeçar, është fituesi i fanellës së gjelbër si sprinteri më i mirë me 431 pikë, i cili e barti që nga etapa e tretë më 7 korrik dhe deri në fund asnjëherë nuk e vuri në rrezik. Polaku Rafa Majka 25-vjeçar është fitues i fanellës së bardhë me pika të kuqe si mailoristi më i mirë, me181 pikë, duke dëshmuar dhe kjo ishte ëndrra e tij. Në shtëpi kthehet me dy fitore etapë dhe me fanellë. Çiklisti francez Thibaut Pinot 25 vjeçar, është çiklistii francez që fitoi fanellën e bardhë me kohë të përgjithshme 90h 07' 21'', si çiklisti më suksesshëm i ri i garës. Duket se francezët duhet të kënaqën me këtë.
Vincenzo Nibali: “ Faleminderit Tour”
Fituesi i kurorës në edicionin e 101-të të Tour de France nuk kishte përmbajtur emocionet për këtë triumf të madh që e futi në mesin e legjendave të çiklizmit botëror. "Këto ditët e fundit, kur unë jam pyetur se cili ishte momenti im më i mirë i Tour, kam thënë se nuk ka ndjenja më të mira lumturisë që do të mund të krahasohen me atë që të ndjehen veç atyre në podium në Champs-Elysees. Kjo është edhe më e bukur se ajo që unë mund të imagjinoja. Unë dua që këtë fitore të ia kushtojë skuadrës time dhe familjes time. Sikur të mos kisha gruan time Rachele dhe vajzën time Emma në anën time, unë nuk jam i sigurt se unë do të kisha bërë këtë që bëra këtu. Unë kam ndjerë një emocion të tillë të fortë shumë pak herë në jetën time. Kështu që unë them se këto i përjetova në sajë të Tour, në sajë të të gjithë popullit francez dhe në sajë të të gjithëve. ", ka përfunduar mbreti aktual i Tour de France.

Renditja e etapës së 21-të

1. Marcel Kittel (GER) Giant-Shimano 03h 20' 50''
2. Alexander Kristoff (NOR) Katusha 03h 20' 50''
3. Ramunas Navardauskas (LTU) Garmin – Sharp 03h 20' 50''
4. Andre Greipel (GER) Lotto-Belisol 03h 20' 50''
5. Mark Renshaw (AUS) Omega Pharma 03h 20' 50''
6. Bernhard Eisel (AUT) Team Sky 03h 20' 50''
7. Bryan Coquard (FRA) Europcar 03h 20' 50''
8. Alessandro Petacchi (ITA) Omega Pharma 03h 20' 50''
9. Peter Sagan (SVK) Cannondale 03h 20' 50''
10. Romain Feillu (FRA) Bretagne- S.Environnement 03h 20' 50''

Renditja e përgjithshme

1. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 89h 59' 06''
2. Jean-Christophe Péraud (FRA) La Mondiale 90h 06' 43''
3. Thibaut Pinot (FRA) FDJ.FR 90h 07' 21''
4. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 90h 08' 46''
5. Tejay Van Garderen (SHBA) BMC Racing 90h 10' 30''
6. Romain Bardet (FRA) La Mondiale 90h 10' 32''
7. Leopold Konig (CZE) Netapp-Endura 90h 13' 38''
8. Haimar Zubeldia Agirre (ESP) Factory Racing 90h 17' 03''
9. Laurens Ten Dam (NED) Belkin Pro Cycling 90h 17' 17'
10. Bauke Mollema (NED) Belkin Pro Cycling 90h 20' 21'

Renditja ekipore
1. AG2R LA MONDIALE (FRA) 270h 27' 02''
2. BELKIN PRO CYCLING (NED) 271h 01' 48''
3. MOVISTAR TEAM (ESP) 271h 33' 12''
4. BMC RACING TEAM (SHBA) 271h 34' 53''
5. TEAM EUROPCAR (FRA) 272h 01' 59''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat