Haxhi Krasniqit, i hapet rruga për titullin e botës

Sporti

Haxhi Krasniqit, i hapet rruga për titullin e botës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2014 Në ora: 15:13

Shqiptar nga Kosova, Haxhi Krasniqi, ashtu si di dhe i ka hije, shënoi fitore shumë të rëndësishme dhe që ia hap edhe rrugën drejt titullit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBO në boks. Ai si luan i vërtetë boksoi në ring, me një pedanteri, duke mos lejuar të befasohet nga kundërshtari ukrainas, Oleksandr Cherviak. Krasniqi shënoi fitore të pastër me rezultat 117:110, 117:110, 118:110. Krasniqi mbrojti titullin WBO-Internacional dhe po ashtu në vitrinën e tij iu shtua edhe një titull tjetër, ai WBA-kontinental. Krasniqi në tre rundet e para mbizotëroi me lehtësi, por në të katërtin hasi në një vështirësi, kur Cherviak tregoi një goditje të fortë, por fatmirësisht u amortizua nga boksieri ynë. Në dy rundet e ardhshme, Krasniqi tregoi mjeshtëritë e tija. Krasniqi si trim i vërtetë në rundin e nëntë si dhe në të 11-tin i dha leksion ukrainasit. Në rundin e fundit (12-të), Krasniqi boksoi me mençuri, ia doli ta godas disa herë fortë kundërshtarin dhe e gjunjëzoi me plotë meritë. Krasniqi në fund ngriti të tre flamujt, atë kombëtar, të Kosovës dhe atë gjerman. “Si e kemi thënë edhe më herët ka qenë fitore shumë më rëndësi e Haxhiut. Ka fituar dy tituj: WBO International dhe WBA Kontinental. Jam i bindur se muajit e ardhshëm do të bokson për titullin e botës. Mund të boksojë kundër Brähmer, kampion bote në WBA dhe Kovalev, kampion bote në WBO. Ka mundësi të ndodhë kjo menjëherë ose nëse duhet edhe një meç që të zhvillohet për të ardhur për titullin e botës, edhe këtë do ta bëjmë. Synimi ynë është që deri në fund të vitit të zhvillohet lufta për titullin e botës ose më së largu deri në pranverë të vitit të ardhshëm”, tha Luan Dreshaj, këshilltar i Haxhi Krasniqit. “E gjitha do të varet nga vendimi se si do të marrin federatat përkatëse”, shtoi Dreshaj. “Haxhiu boksoi mirë me Cherviak, por pati problem edhe me nxehtësinë e madhe në palestër. Kundërshtari ashtu si e kemi thënë edhe më parë u tregua i qëndrueshëm, çdo moment i rrezikshëm dhe bëri luftë interesante. Haxhiu e ka dominuar meçin që nga rundi i parë e deri të i 12-ti, por kundërshtari nuk u dorëzua, por kërkonte fat përmes ndonjë goditjeje, por nuk e arriti, pasi që Haxhiu e bëri punën mirë. Ka boksuar 12 runde, ndonëse të lodhshme e të mundimshme. Ai tash mund të përballet me dy kampionët e botës, Brähmer dhe Kovalev”, tha për gazetën kombëtare Bota sot”, Dreshaj.

>>Haxhi Kraniqi fiton titullin VBA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat