Hamilton pa shpresa, Rosberg i pari

Sporti

Hamilton pa shpresa, Rosberg i pari

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 16:09

Shpresat për titull të Lewis Hamiltonit zbehen edhe më pasi që bolidi i tij merr flakë. Nico Rosberg në Pole-Position të Hungarian GP.

14 pikë i duhen Lewis Hamiltonit për ta zënë në krye të renditjes kolegun e tij të skuadrës Nico Rosberg, ashtu që të dalë në krye të kampionatit të Formula 1.

Mirëpo, gjasat e britanikut u zbehën edhe më shumë pasi që bolidi i tij morri flakë dhe ai u detyrua të dalë nga shtegu, për tu nisur nesër i fundit në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Kështu, Nico Rosberg përsëri fitoi garën për Pole Position dhe do të niset nesër i pari në Hungari.

Pas liderit të kampionatit Rosberg, do të niset kampioni i katërfishtë Botëror, Sebastian Vettel, derisa finlandezi që po ngritet gjithnjë e më shumë, Valtteri Bottas, do të niset i treti, para Daniel Ricciardos së Red Bullit - që nis nga pozita e katërt, apo rendi i dytë i startit.

Deri në fund të kampionatit në Formula 1 kanë mbetur edhe 10 gara, përfshirë edhe Hungarian GP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat