Lotito: Tare nuk do të largohet

Sporti

Lotito: Tare nuk do të largohet

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 14:21

Thellohet distanca mes tifozëve të Lazios dhe drejtuesve bardhekaltër ku bën pjesë edhe drejtori sportiv, Igli Tare.

Thellohet distanca mes tifozëve të Lazios dhe drejtuesve bardhekaltër ku bën pjesë edhe drejtori sportiv, Igli Tare. Çështja “Astori” ka rizgjuar zemërimin e popullit bardhekaltër pasi mbrojtësi i Cagliarit u transferua te kushërinjtë e urryer të Romës edhe pse ishte shumë pranë Lazios. Një situatë aspak komode edhe për drejtuesin shqiptar që është vënë në qendër të sulmeve pasi tifozët i kërkojnë të largohet sa më parë për të mos u bërë pjesë e menaxhimit të keq që sipas tyre po i bën shoqërisë presidenti Claudio Lotitto. Është vetë numri 1 i shoqërisë që vendos pikat mbi “I”, duke theksuar se Igli Tare nuk do të largohet.

“Zërat për lamtumirën e Tares janë të gjithë falsë. Ai ka thënë se është gati të përballet me të gjithë kur merkatoja të jetë drejt fundit. Me gjithë respektin që kam për Astorin, ai nuk është Maradona”.

Një qëndrim i qartë nga ana e Lotitos që del në mbrojtje të drejtorit sportiv. Në lidhje me forcimin e dukshëm të Romës, kreu i shoqërisë kryeqytetase kërkon të shfryjë tullumbacen verdhekuq.

“Ata nuk kanë fituar asgjë. Ata kanë një koncept të vjetër për futbollin sepse në qytetin tonë nuk ka rëndësi kush shkon më afër titullit, por kush e fiton atë”.
Gjatë merkatos së verës, Lazio ka afruar vetëm mbrojtësin serb Dusan Basta dhe mesfushorin e kombëtares së Italisë, Marco Parolo. Me dështimin e objektivit Astori, tashmë Tare i ka përqëndruar forcat te mbrojtësi portokalli i Feynoord, De Vrij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat