Cavani drejt largimit nga PSG

Sporti

Cavani drejt largimit nga PSG

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 12:07

Nëse ka patur nga ata njerëz që besonin se Edinson Cavani nuk do të largohej nga Paris Saint Germain, duhet të dorëzohen, sepse tashmë çdo gjë është e qartë.

Nëse ka patur nga ata njerëz që besonin se Edinson Cavani nuk do të largohej nga Paris Saint Germain, duhet të dorëzohen, sepse tashmë çdo gjë është e qartë. Sulmuesi uruguaian nuk është bashkuar me skuadrën për në turneun aziatik, një shenjë e qartë kjo që paralajmëron divorcin mes palëve. Bomberi amerikano-jugor ka zgjedhur të mos bashkohet me grupin e Blanc me destinacion Hong Kongun dhe në këtë pikë nuk ka më dyshime. Edhe pse në konferencën për shtyp, trajneri francez hodhi ujë në zjarr duke theksuar se lojtari do të qëndrojë në Paris, dëshira e lojtarit ndryshon diametralisht nga ajo e shoqërisë.

Marrëdhëniet e tij me Blanc janë krompromentuar dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Manchester United që mbetet në kërkim të një qendërsulmuesi me peshë në arenën ndërkombëtare. Në këtë aspekt, “Djajtë e Kuq” janë të avantazhuar pasi kanë në organikë një sulmues si Wayne Rooney, për të cilin sheikët arabë e skuadrës pariziene kanë dhënë sinjale pëlqeimi që prej merkatos së shkuar. Edinson Cavani u tranefrua në Paris gjatë verës së shkuar për 67 milionë Euro por prania e Ibrahimovic në skuadër ia ngushtoi shumë hapësirat lojtarit uruguaian, i cili zhvilloi një sezon plot dritëhije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat