Inter kthen sytë nga Javier Hernandez

Sporti

Inter kthen sytë nga Javier Hernandez

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 11:38

Inter kërkon të bëjë sërish pazar në Manchester.

Inter kërkon të bëjë sërish pazar në Manchester. Pas afrimit të Nemaja Vidic, shoqëria zikaltër kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me “Djajtë e Kuq”, duke ofruar mesfushorin Fredy Guarin në këmbim të sulmuesit meksikan, Javier Hernandez. Do të jetë kjo kryefjala e bisedimeve në takimin që do të zhvillohet të Hënën në Washington mes presidentit të skuadrës milaneze, Erick Thohir dhe drejtuesve më të lartë të shoqërisë angleze. Për sulmuesin, Manchester United kërkon plot 15 mln Euro, por kolumbiani vlerësohet me të njëjtën shifër nga Interi dhe në këtë rast do të ishte një element i vlerësuar nga Van Gaal që kërkon të forcojë sa më shumë mesfushën e skuadrës së tij.

Dy emra të tjerë në listën e Interit janë edhe sulmuesit Osvaldo e Bacca, të cilët shihen si alternativat e meksikanit Hernandez. Në këtë mënyrë, Guarin mbetet një nga pikat kyçe të merkatos pasi është pikërisht e ardhmja e mesfushorit që do të vendosë fatet e sulmit ziklattër që mbetet ende në udhëkryq për shkak të mungesës së parave kesh në arkën e shoqërisë. Dita vendimtare e bisedimeve për shkambimin mund të jetë e Marta pasi të dyja skuadrat do të ndeshen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Champions Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat