Corinna shet avionin e Schumacher, s’do mund ta përdorë

Sporti

Corinna shet avionin e Schumacher, s’do mund ta përdorë

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 10:09

Corinna, gruaja e Michael Schumacher ka nxjerrë në shitje avionin personal të ish-kampionit të Formula 1, i cili përfundoi në koma pas aksidentit të 29 dhjetorit.

Avioni me të cilin Michael Schumacher fluturonte për rreth 400 orë në vit, një Falcon Dassault 2000EX me tetë pasagjerë, ka ende logon dhe numrin e regjistrimit (M-IKEL), i personalizuar.

Ish-piloti e bleu për 25 milionë euro, ndërsa tashmë Corinna po shet për pesë milionë më pak.

Motivi që e ka shtyrë gruan e tij drejt një veprimi të tillë, është se për shkak të shëndetit të tij, nuk do mund që ta përdorë më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat