Espanyol: E kishim në duar James Rodriguezin

Sporti

Espanyol: E kishim në duar James Rodriguezin

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 09:13

Lojtari i katërt më i shtrenjtë në historinë e futbollit, kolumbiani James Rodriguez, katër vite më parë ishte afër nënshkrimit me një tjetër skuadër spanjolle.
Është skuadra Espanyol që zbulon se anëtari i ri i Real Madridit, ishte afër të nënshkruaj për ta në vitin 2010.
“Në vitin 2010 ne ishim në bisedime të avancuara për James, bisedimet ishin në pjesën e fundit, marrëveshja mes klubeve ishte pothuajse e kryer”, deklaroi ish drejtori sportiv i Espanyol, Ramos Planes.
“Por pak ditë më vonë ndryshuan gjërat, ne kishim probleme në garantimin e pagesave, dhe ai pastaj nënshkroi me Porton”, shtoi Planes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat