Llamkosi nis mbrojtjen e titullit me Dritën

Sporti

Llamkosi nis mbrojtjen e titullit me Dritën

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 00:38

Skuadra vushtrriase do të fillojë mbrojtjen e titullit të kampionit të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll me ndeshjen si nikoqir i Dritës së Gjilanit.

Është hedhur shorti për edicionin e garave 2014/15 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra kampione, Llamkosi nga Vushtria ndeshet me Dritën nga Gjilani, ndërsa Vëllaznimi nga Gjakova ballafaqohet me Drenicën nga Skenderaj.

Prishtina, skuadra më e trofeshme në elitë pret Istogun, ndërsa Ferizaj si mysafir luan me Trepçën dhe finalistët e Kupës takohen në mes vete: Feronikeli-Hajvalia. Kampionati nis me 16 gusht. /Sporti1/

Futboll – Raiffeisen Superliga / Java e parë:
Besa - Trepça ‘89
Prishtina - Istogu
Feronikeli - Hajvalia
Llamkos Kosova - Drita
Vëllaznimi - Drenica
Trepça - Ferizaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat