Marotta siguron: Vidal nuk largohet

Sporti

Marotta siguron: Vidal nuk largohet

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 23:35

57-vjecari siguroi se kiliani do të jetë pjesë e bardhezinjve edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Në kulmin e zërave të merkatos rreth një largimi të mundshëm të Arturo Vidal drejt Premier League, ndërhyn administratori i deleguar i Juventusit Bepe Marotta. Gjatë prezantimit të mesfushorit Roberto Pereyra, 57-vjecari siguroi se kiliani do të jetë pjesë e bardhezinjve edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

"Askush nuk duhet të shqetësohet për Vidal, Atruro është keqkuptuar me ato që ka thënë dhe nuk ka asnjë motiv për t’u larguar"

Drejtuesi bardhezi, i ngacmuar më tej nga gazetarët rreth temës Vidal, shtoi:

"Situata e Vidal është thjeshtë: sezonin e kaluar rinovoi kontratën me ne, që do të thotë se qëllimi i tij është të qëndrojë me ne. Nuk ka asnjë arsye për kërkuar transferimin, por edhe ne nuk kemi arsye për ta shitur. Nuk duhet të shqetësohemi për asgjë. Arturo thjesht duhet të riaftësohet nga dëmtimi në gju dhe në shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt të tjetë e mundur"

Marotta rezervoi fjalët më të mira edhe për Pereyran, të cilin e konsideroi një lojtar me shumë perspektivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat