Mercedes, dominues edhe në Hungari

Sporti

Mercedes, dominues edhe në Hungari

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 23:20

Dy pilotët e skuadrës gjermane siguruan vendin e parë dhe të dytë edhe në provat dyta të lira të cmimit të madh të Hungarisë.

Makinat Mercedes nuk kanë rivalë në Formula 1. Dy pilotët e skuadrës gjermane siguruan vendin e parë dhe të dytë edhe në provat dyta të lira të cmimit të madh të Hungarisë. Hamilton dhe Rosberg thjesht ndërrojnë vendet, dhe e ruajnë bukurinë e kampionatit vetëm me rivalitetin e fortë mes tyre.

Britaniku e përshkoi pistën për 1 minutë 24 sekonda e 242 të mijtat, ndërsa gjermanit konsumoi 238 të mijtat më shumë. Pas pilotëve të Mercedes vijnë Red Bulli i Vettel dhe Ferrari i Alonsos. Vendi i pestë i takon Meclarenit të Magnusen, ndërsa pas danezit u klasifikuan njëri pas tjetrit Raikkonen, Ricciardo, Bottas, Button dhe Massa.

Superioreti i Mercedes u pa qartë edhe në Hungari, me rivalët njëvendëshes gjermane që tashmë janë mësuar t’i bëjnë llogarite me shkallën më të ulët të podiumit. Prova e Vettel ishte për t’u vlerësuar, pasi bëri gjithcka për t’iu afruar sadopak makinave Mercedes, me Red Bullin e tij që erdhi në ngjitje konstante. Vuan shumë Alonso, që iu desh të mposhte konkurrencën e Magnusen, ndërsa vazhdojnë të shfaqin shenja krize Raikkonen dhe Ricciardo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat