Garcia: Man. United ta harrojë një fitore 7-1

Sporti

Garcia: Man. United ta harrojë një fitore 7-1

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 23:14

Ditët e fundit është folur shumë mbi humbjen 7-1 të verdhekuqve në çerekfinalet e sezonit 2006/2007.

Roma përgatitet për ndeshjen me Manchester United këtë të shtunë por dhe pse është një takim miqësor vigjilja nuk është aspak e qetë. Ditët e fundit është folur shumë mbi të gjitha për dy cështje, e para për një interesim të djajve të kuq për Kevin Strottman dhe e dyta për humbjen e 7-1 të verdhekuqve në çerekfinalet e sezonit 2006/2007. Trajneri francez, Rudi Garcia përpiqet t’i mbyllë sa më shpejt të dyja këto tema duke sqaruar fillimisht pozicionin e mesfushorit holandez. Për Garcian, ai nuk është në shitje dhe asnjëherë nuk ka pasur bisedime me anglezët për një transferim të tij në “Old Traford”.

Sipas Garcias, Strottman është një futbollist i Romës dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë. Ndërkohë deklaratat e ditëve të fundit nga ana e disa lojtarëve të United se do t’i shkaktojnë italianëve një tjetër humbje 7-1 si ajo e 7 viteve më parë, trajneri Garcia i quajti thjesht idiotësira duke theksuar se nuk ka kuptim të përmendet e kaluara, aq më tepër në një ndeshje miqësore ku më shumë se rezultati ka rëndësi të kuptohet gjendja e skuadrës. Takimi mes Man. UTD dhe Romës do të transmetohet live dhe në kanalin Supersport 2 dhe Supersport 2 HD prej orës 22:10

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat