Kosova në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Sporti

Kosova në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 20:25

Federata e Hendbollit e Kosovës ka marrë ftesën zyrtare për pjesëmarrje në kualifikimet për Kampionatin Botëror në hendboll (meshkujt) për vitin 2015.
Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) po vazhdon të marrë lajme të mira. FHK ka marrë ftesën zyrtare për pjesëmarrje në kualifikimet për Kampionatin Botëror në hendboll (meshkujt) për vitin 2015, që e organizon Federata Botërore e Hendbollit për grupmoshën U-21 .
“Të drejt loje kanë hendbollistët e lindur ne vitin 1994 dhe me të rinj. Shorti për këtë ngjarje botërore do të hidhet më 19 shtator të këtij viti në Dublin të Irlandës, kur edhe mbahet Kongresi i 12-të i Federatës Evropiane te Hendbollit, në fakt pritet edhe zyrtarizimi i FHK-së me të drejta të plota në Federatën e Hendbollit Evropian”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Ndeshjet kualifikuese zhvillohen nga 9-11 janar 2015 sipas grupeve. Faza e parë kualifikuese zhvillohet mes shteteve evropiane, kurse pjesa përfundimtare në një shtet të cilin më vonë e përcakton Federata Ndërkombëtare e Hendbollit nga 19 korriku deri më 2 gusht 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat