Babaj: Synimi kryesor, të jemi klub stabil

Sporti

Babaj: Synimi kryesor, të jemi klub stabil

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2014 Në ora: 19:05


Shumica e ekipeve synojnë të janë në pjesën e epërme të renditjes në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Skuadra me renome Trepça nga Mitrovica, e cila mezi sigurojë mbijetesën dhe at në barazh, është e bindur se në edicionin e ri nuk do të janë në zonën e rrezikut por do të luftojnë për pjesën e epërme të tabelës. Kapiteni i Trepçës, Shpëtim Babaj, tha se atmosfera është shumë e mirë në klub dhe lë të kuptohet se do të janë shumë më të fortë se në pranverë. “Edhe pse ende nuk kam vendosur se a do të qëndroj apo jo në klub, e shoh ekipin shumë më të kompletuar si nga ana organizative por edhe në aspektet të tjera. E vetmja që i duhet tash për tash ekipit është një mesfushor dhe të kompletohemi”, tha Babaj. Futbollisti tha se kushtet për stërvitje janë shumë të mira.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat