Llazari nuk bën të jetë pesimist!

Sporti

Llazari nuk bën të jetë pesimist!

Nga: Nga Dervish Berisha Më: 25 korrik 2014 Në ora: 19:03

Reagimet sportive

Hendbolli ka bërë hapa të mëdhenj së fundi dhe me lejimin e kombëtares së Kosovës në garat zyrtare të Euro 2018, normal se është një fitore e madhe për të gjithë ne. Lexova në gazetën “Bota sot” edhe deklaratën e Florent Beqirit, ish-hendbollist dhe ish-trajner që vërejtje në trajner. Vërtetë kam dëgjuar që trajnerët janë diplomuar në Kroaci dhe kanë pasur not të lart. Dhe kanë treguar një kulturë të lartë sportive dhe puna e tyre në Kosovë nuk vlerësohet. Fakt se është mëkat! Sepse ende dominon klani i kohës “rokoko” që vetëm i ndërrojnë vendet dhe nuk e lëshojnë njëri - tjetrin dhe ahengjet! Sa për hendboll gajle nuk e kanë!!! Është koha të merreni punët me seriozitet të plotë dhe t’i harroni urrejtjet, inatet në mes vete dhe mbi të gjitha interesat por ta zgjidhni atë që di dhe punon në ngritjen e cilësisë që ka rënë në fund të pusit. Sepse po marrin trajnerë nga jashtë apo furrtarë dhe i shfrytëzojnë, duke ikur mandej. Ata nuk e çajnë kokën për kualitet por vetëm me zënë vendin e parë në Kosovë. Se sa është cilësia e madhe në vendin tonë vetëm me formuar një ekip me veteran pa problem e zë vendin e parë, sepse ashtu rivaliteti është i dobët në mes ekipeve.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat