Dominuan Zeqiri e Zhaveli

Sporti

Dominuan Zeqiri e Zhaveli

Nga: K.G. Më: 25 korrik 2014 Në ora: 19:00

Rita Zeqiri dhe Lum Zhaveli dominuan në Kampionatin e Kosovës në not, që u zhvillua në pishinën “Euro Park”në Zllakuqan të Klinës. Në kampionat morën pjesë nëntë klube. Lum Zhaveli zuri vendin e parë në këto disiplina: 50 metra krol (koha 00.25.31), 100 m. krol (00.59.76), 200 m. krol (02.33.50), 400 m. krol (05.27.82), 50 metra bretkosë (00.31.72), 100 m. bretkosë (01.15.46), 200 metra bretkosë (02.59.87), 50 m. delfin (00.27.98), 200m MIX (02.46.15). Arbnor Elshani i Besës, i pari në 50 m. shpinë (00.36.54 sekonda), 100 m. shpinë (01.21.57). Edison Krasniqi i Besës,doli i pari në 200 m. shpinë (03.07.21). Te femrat: Flaka Pruthi e KN “NEMO OP”, e para në 50 m. krol (00.30.25 sekonda), 100 metra krol (1.07.35). Rita Zeqiri e KN ”STEP”, e para në 200m metra krol (02.38.59 minuta), 400 m. krol (06.01.50), 800 m. krol (11.26.11), 50 m. shpinë (00.33.43), 100 m. shpinë (01.15.40), 200 m. shpinë (02.45.56), 50 m. delfin (00.33.43), 100 m. delfin (01.23.36), 200 m. delfin (03.10.12), 200 m. MIX (02.50.43), 400 m. MIX (06.11.77). Eda Zeqiri e KN “STEP”, e para në 1500 metra krol me kohë 31.12.72 minuta. Melisa Zhdrella e KN “Scan Color”, e para në 50 metra bretkosë (00.37.90), 100 m. bretkosë (01.26.76); 200 m. bretkosë (03.10.50). Kampion te femrat seniore: KN “STEP” me 155 pikë, te kadetet KN “NEMO OP” me 121 pikë, te pionieret Mitrovica me 15 pikë dhe yllka: KN “STEP” me 50 pikë. Te meshkujt: kampion te seniorët: KN “STEP” me 90 pikë, te juniorët Besa me 45 pikë, te kadetët Besa me 214 pikë dhe pionierët “Scan Color” me 100 pikë dhe fatosët Besa me 96 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat