Legjenda kthehet te Chelsea

Sporti

Legjenda kthehet te Chelsea

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 18:59

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit legjendar të klubit, Didier Drogba, si transfer i lirë.

Pasi qëndroi te Galatasaray, ai tani ishte lojtar i lirë dhe me parametra zero i bindur nga Mourinho u kthye te Chelsea.

Drogba u shpreh tejet i ngazëllyer pas konfirmimit të këtij transferimi.

“Ishte një vendim shumë i lehtë. Unë nuk kam mundur të refuzoj një mundësi të tillë për të punuar sërish me Josen. Të gjithë e dinë se sa relacione të afërta i kemi pasur dhe ky klub është shtëpi për mua”.

“Dëshira ime për të fituar është ende e njëjtë dhe unë mezi pres që të ndihmoj ekipin. Jam i ngazëllyer për këtë kapitull të karrierës time”, u shpreh Drogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat