Mbyllet Milan Junior Camp Kosova

Sporti

Mbyllet Milan Junior Camp Kosova

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 18:40

Sot përmbyllet edicioni i katër i Milan Junior Camp Kosova, i cili zgjati pesë ditë, në Prizren.

Ceremonia e mbylljes së këtij kampingu do të mbahet në Stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e AC Milan, trajnerët e kësaj skuadre, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe përfaqësuesit e kompanisë ‘It Oil’.

Në këtë ceremoni, që do të mbahet në ora 13:00, nga trajnerët e AC Milan do të bëhen publik edhe emrat e 5 talentëve më të mirë të këtij edicioni, të cilët pastaj do të udhëtojnë drejt “San Siros” në Milano, për të marrë pjesë në Milan Day bashkë me talentët tjerë nga 40 vende të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat