Lituanezi Ramunas Navardauskas më i miri

Sporti

Lituanezi Ramunas Navardauskas më i miri

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 25 korrik 2014 Në ora: 18:17

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 101-të-etapa e 19-të

Për sprinterët ishte një shteg unik, por siç duket me një agresivitet që gati për tri javë nuk u shqua edhe gjithaq, lituanezi Ramunas Navardauskas, bëhet i pari lituanez që arriti të fitojë një etapë në Tour de France . Kështu lituanezi në shtegun Mauborguet- Bergerac të gjatë 208. 5 kilometra ishte më i miri dhe më i shkathëti pasi e kaloi shtegun për 04h 43' 41'' , lënë në pozitën e dytë gjermanin John Degenkolb dhe në vendin e tretë norvegjezin Alexander Kristoff. Vetëm edhe dy ditë e dy etapa kanë mbetur që çiklisti italian Vincenzo Nibali, të festojë duke hapur shishen e shampanjës në Champs Elysees, i cili po marshon sigurt drejt fitores me kohë të përgjithshme 85h 29' 26''.Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë vazhdon ta bartë çiklisti Peter Sagan më 417 pikë. E fanellën e bardhë me pika të kuqe si maloristi më i mirë e bartë Rafa Majka, me181 pikë. Fanella e bardhë ndërron pronarin por jo kombi e bartë një tjetër francez Thibaut Pinot me kohë të përgjithshme80h 52' 55', siçiklisti më suksesshëm i ri i garës. Etapën e 20-të, është etapa e vetme me kronometër, ndaj çiklistët në shtegun Bergerac- Perigueux të gjatë 54 kilometra do të bëjnë çmos që të përmirësojnë kohën e tyre, qoftë për kreun qoftë për të arritur një vend në podium. Këtu duhet injoruar profilin e shtegut sepse, synimi qëndron kush mund të transmetojë forcë më të madhe në orë. Çiklistët nisën nga në qytetin Bergerac, me 28 000 banorë dhe kjo është hera e dytë që kalon Turi në këtë qytet pas vitit 1994. Me një ekonomi metalike, kimi, hortikulturë, Vreshtari. Ka kishën e njohur Notre-Dame, park, qyteti muze, Muzeu Duhani, Festivale me qilar vere. Me klube sportive: Rugby, hendboll, kanotazh. Mbahet gjysmë-maratonë në Triathlon etj. Garuesit do të mbyllin etapën në qytetin Perigueux, me 31.300 banorë dhe ishte dhe dy herë më parë mikpritës i turi më 1961 dhe më 1994. Me një ekonomi të zhvilluar që shquhet me industri ushqimore, qytet universitar, shkolla hoteli, turizmi. I njohur për Kullën Gallo-romake, mbetje të amfiteatrit romak, kështjellë Chateau Barriere nga shekulli XII, Saint-Front Katedralja. Me f festivale të shumta ndër ta, Simfonia (festival i muzikës barok) si dhe me klube sportive.

Renditja e etapës së 19-të

1. Ramunas Navardauskas (LTU) Garmin-Sharp 04h 43' 41''
2. John Degenkolb (GER) Giant-Shimano 04h 43' 41''
3. Alexander Kristoff (NOR) Katusha 04h 43' 41''
4. Mark Renshaw (AUS) Omega Pharma 04h 43' 41''
5. Daniele Bennati (ITA) Tinkoff-Saxo 04h 43' 41''
6. Alessandro Petacchi (ITA) Omega Pharma 04h 43' 41''
7. Samuel Dumoulin (FRA) La Mondiale 04h 43' 41''
8. Julien Simon (FRA) Cofidis, Solutions 04h 43' 41''
9. Sep Vanmarcke (BEL) Belkin Pro Cycling 04h 43' 41''
10. Jurgen Roelandts (BEL) Lotto-Belisol 04h 43' 41''

Renditja e përgjithshme
1. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 85h 29' 26''
2. Thibaut Pinot (FRA) FDJ.FR 85h 36' 36''
3. Jean-Christophe Péraud (FRA) La Mondiale 85h 36' 49''
4. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 85h 36' 51''
5. Romain Bardet (FRA) La Mondiale 85h 38' 53''
6. Tejay VAN Garderen (SHBA) BMC Racing 85h 41' 00''
7. Bauke Mollema (NED) Belkin Pro Cycling 85h 43' 22''
8. Laurens Ten dam (NED) Belkin Pro Cycling 85h 43' 41''
9. Leopold Konig (CZE) Netapp-Endura 85h 44' 03''
10. Haimar Zubeldia Agirre (ESP) Factory Racing 85h 45' 51''

Renditja ekipore
1. AG2R LA MONDIALE (FRA) 256h 52' 21''
2. BELKIN PRO CYCLING (NED) 257h 20' 54''
3. MOVISTAR TEAM (ESP) 257h 58' 08''
4. BMC RACING TEAM (SHBA) 258h 04' 46''
5. TEAM EUROPCAR (FRA) 258h 22' 14''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat