Liverpooli ofertë zyrtare për Shaqirin

Sporti

Liverpooli ofertë zyrtare për Shaqirin

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:55


Skuadra e mirënjohur angleze, Liverpooli, gjithnjë sipas medieve zvicerane, ka paraqitur ofertën te drejtuesit e Bayernit në vlerë prej 14.2 milion funte për kartonin e mesfushorit shqiptar. Stafi i ekipit të Liverpoolit ka bërë një ofertë zyrtare për Shaqirin. Drejtuesit e Liverpoolit e kanë përcjellur futbollistin prej 18 muajve dhe kanë vendosur të peshojnë një ofertë të tillë për kartonin e tij, deri sa presin të zgjedhin termet e tij personale.Në garë është përmendur se ditët e fundit është edhe kampioni i Italisë, Juventus, kurse vet Shaqiri nga pushimet ka bërë të ditur se për të ardhmen e tij vendosin drejtuesit e Bayernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat