Rodriguez, kërkon trofe me Real Madridin

Sporti

Rodriguez, kërkon trofe me Real Madridin

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:36

James Rodriguez realizoi ëndrrën me transferimin në Real Madrid. Tani ylli kolumbian synon të fitojë sa më shumë trofe me skuadrën nga Santiago Bernabeu.

James Rodriguezit kishte ëndërruar transferimin në Real Madrid. Ylli kolumbian mezi pret ta nis eksperiencën e rem derisa synon të fitojë trofe me klubin mbretëror.

“Unë gjithmonë e doja këtë dhe shpresoj të jem i lumtur këtu për shumë vite. I dua sfidat dhe fitoret dhe kam ardhur në një klub të madh, për të fituar shumë”, ka thënë James për Real Madrid TV.

Reprezentuesi kolumbian, i cili shkëlqen në Kampionatin botëror, u ka premtuar tifozëve të Real Madridit se do të shënoj gola, do të dhuroj pasime dhe mbi të gjitha do të tregoj lojë në fanellë e klubit madrilene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat