FIFA: Refuzohet kërkesa lidhur me Rusinë

Sporti

FIFA: Refuzohet kërkesa lidhur me Rusinë

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:19

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i ka refuzuar kërkesat, që organizimi i Kampionati Botëror në vitin 2018 të lëvizë nga Rusia, duke thënë se turneu “do të arrijë ndryshim pozitiv”.

Involvimi i dyshuar i Rusisë në rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës, javën e kaluar, ka shkaktuar thirrje nga disa ligjvënës në Gjermani, që të rishqyrtohet vendimi për organizimin e kampionatit në Rusi.

Sot FIFA, nëpërmet një kumtese, tha se “i vie keq për çdo formë të dhunës” dhe do të mbështesë vetëm debat paqësor dhe demokratik për Kupën Botërore, raporton AP nga Cyrihu i Zvicrës.

“Historia deri tash ka treguar se bojkotimi i ngjarjeve sportive ose politika e izolimit ose konfrontimit nuk janë mënyrat më efekive për zgjidhjen e problemeve”, tha FIFA, dhe ka shtuar se interesimi global për Kampionatin Botëror, “mund të jetë katalizator i fuqishëm për dialog konstruktiv ndërmjet njerëzve dhe qeverive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat