Pse Shaqiri duhet të qëndrojë në Bayern?

Sporti

Pse Shaqiri duhet të qëndrojë në Bayern?

Nga: K.G. Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:59

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, gjithsesi duhet të qëndrojë në ekipin kampion të Gjermanisë, Bayerni nga Munihu. Emri i Shaqirit në ditët e fundit është më i lakuari dhe që kërkohet nga skuadrat e mëdha, që nga Liverpooli, Juventusi, Monaco etj. Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se Bayerni dëshiron të mbajë Shaqirin dhe ky i fundit ka shumë arsye që të mbetet pjesë e kësaj skuadre. Shaqiri duhet të bëjë edhe një zgjatje të kontratës pra përtej asaj që ka deri në vitin 2016. Ka shumë arsye për “xhuxhin magjik” për të qëndruar në Munih. Së pari, Shaqiri ka shpërthyer në Kupën e Botës. Ai kundër Hondurasit shënoi tre gola dhe tregoi lojë të mirë ndaj Argjentinës. Emri i tij është tani në një nivel të ri. Ai ka kontratë deri 2016 me Bayernin. Së dyti, çfarë është konkurrenca? Mesfushori Kroos shkoi në Real Madrid, po ashtu Mandzukic në Atletico Madrid dhe i vetmi përforcim i madh është Roberto Lewandowski. Shaqa ka konkurrencë më pak se edicionin e kaluar. Po ashtu edhe Schweinsteiger do të mungojë gjashtë javë shkaku i lëndimit. Nuk ka arsye Shaqa të largohet nga bavarezët. A i ka vetëm 22 vjet dhe ka mjaft kohë për t’u bërë një yll i madh, shkruan mes të tjera “Blick”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat