Shala: Qëllimi ynë është të fitojmë trofe!

Sporti

Shala: Qëllimi ynë është të fitojmë trofe!

Nga: K.Goca Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:41

Sulmuesi nga Kosova, Drilon Shala, është pjesë e skuadrës elite finlandeze, Lahti, i cili tash e një kohë është jashtë fushës për shkak të lëndimit. Shala ka pasur një fillim të bujshëm por pas një kohe pësoi lëndim dhe mbetet jashtë fushës. Mediet finlandeze përshkruajnë karrierën e Shalës dhe si e pati një nismë të fuqishme, kur shënoi në barazimin si mysafir 1:1 me Mypa-n, pastaj het-trik kundër Helsinkit, ku fituan me rezultat 3:1. Shala tash e sa ndeshje është jashtë fushës shkaku i lëndimit dhe dukshëm po reflektohet mungesa e tij sidomos në efikasitetin dhe rezultatet e skuadrës. Shala tha do të jetë gati shumë shpejt dhe sipas tij qëllimi është të fitojnë diçka, pra një trofe. Lahti aktualisht renditet në vend të dytë me 35 pikë ose nëntë më pak se kryesuesi, Helsinki pas 20 javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat