Lil Wayne menaxher i Ronaldos?

Sporti

Lil Wayne menaxher i Ronaldos?

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:23

Reperi Lil Wayne është duke themeluar një kompani menaxhuese sportive, ndërsa Cristiano Ronaldo do të jetë klienti i tij kryesor.

Krijuesi i hitit “Lollipop” tashmë është bashkëthemelues i kompanisë incizuese “Young Money Entertainment” dhe dëshiron që ta zgjerojë biznesin e tij në fushën e sportit.

Sipas TMZ, Wayne dëshiron të fillojë angazhimin në sport, ndërsa ka kërkuar nga superylli portugez që të jetë klienti i tij i parë, në mënyrë që ta ketë më të lehtë përfshirjen në botën e futbollit.

Reperi dhe themeluesit tjerë të “Young Money Entertainment” do të bashkëpunojnë me kompaninë PolarisSports, për të cilën punon agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes.

Sipas njoftimeve, këngëtari do të marrë përsipër brendin, reklamat dhe marrëveshjet e CR7 në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat