Boksit i duhet riaktivizimi i ligës

Sporti

Boksit i duhet riaktivizimi i ligës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2014 Në ora: 19:22

Boksi ka vite që kërkon rikthimin e shkëlqimit të dikurshëm! Njohësit e boksit disa herë kanë thënë se pa riaktivizimin e Ligës me klube vështirë është të rritet kualiteti në përgjithësi, sepse ka shumë pak meçe. Ish-boksieri Besnik Vranovci, tashmë trajner i KBO Kastriotit nga Ferizaj, thotë se riaktivizimi i ligës do të ishte produktive për të gjithë se do të rritej niveli por edhe do të kthejnë shikueshmërinë në palestra. Vranovci kujton kohën e tij si boksier menjëherë pas lufte kur ishte liga me tetë ekipe, për rivalitetin që treguan atë kohë klubet në mes vete dhe si shumë herë palestrat ishin të mbushura me shikues (mbi tre mijë veta). “Riaktivizimi apo të themi më mirë formimi i ligës besoj se do të ishte shumë më rëndësi për boksin. Sepse, edhe boksierët bëjnë më shumë meçe dhe rritet kualiteti. Dikush duhet të marr këtë iniciativë për formimin e ligës dhe do të përfitonim të gjithë, edhe pse është një punë e vështirë kur shikohen rrethanat se si funksionojnë të gjitha klubet”, tha Vranovci. Klubi i Kastriotit ishte në një gjendje pothuajse nën zero dhe gradualisht ia ka arritur që të ngrihet dhe të dalë në binarë falë punës së Vranovcit! Ai tha se për një vit e gjysmë ka arritur me përgatitur boksierë dhe me kualitet. “Kam punuar me vullnet të madh vetëm me ngritur boksin në Ferizaj”, tregon Vranovci.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat