Xhaka: Arritëm t’i ndalim superyje si Messi, Di Maria...

Sporti

Xhaka: Arritëm t’i ndalim superyje si Messi, Di Maria...

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:07

Mesfushorit ofensivë nga Kosova, Granit Xhakës, do t’i mbetet gjithmonë në kujtesë se si e humbën me Zvicrën ballafaqimin me Argjentinën, ndeshjet e të tetës së finales në Kampionatin Botëror – “Brazili 2014”. Ndeshje që e humbën pas 120 minutave me rezultat 1:0 ose pësuan gol në minutën e 117-të nga futbollisti Di Maria. Xhaka në një intervistë për prestigjiozen gjermane, “Bild”, ka thënë se Messi e bëri edhe më të fortë. Ai tashmë me skuadrën e tij, Monchengladbach, mendojnë për edicionin e ri në Bundesligë. Futbollisti ishte prej më të mirëve në kombëtaren e Zvicrës dhe ndihet krenar që ndalen yjet e mëdhenj argjentinas. “Kam menduar shumë gjatë kësaj kohe. Është kështu: Ne arritëm t’i ndalim superyje si Messi, Di Maria e Higuain për 117 minuta. Vendi ynë është krenar për ne. Kjo më jep forcë për stinorin e ri me Monchengladbach”, tha Xhaka. Ai konfirmoi se do të jetë pjesë e Monchengladbach edhe në stinorin e ri, përkundër ofertave që ka marrë. “Po, unë do të qëndrojë! Jam shumë i lumtur këtu. Ndoshta ka pasur diçka në ato thashetheme, por unë kam kontratë dhe dua të luajë në Evropë me Monchengladbach”, ka thënë Xhaka. Ai tregoi se pas Botërorit ishte në pushime në Kosovë, pastaj edhe në Turqi. “Unë kalova një javë në Turqi dhe më pas në shtëpi, në Kosovë. Gjatë kësaj kohe kam menduar shumë”, ka thënë Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat