Lampard i bashkohet skuadrës së re

Sporti

Lampard i bashkohet skuadrës së re

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:45

Ish mesfushori i Chelseas, Frank Lampard, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar skuadrës New York City.

Kampioni i Evropës me Chelsean në vitin 2011 u largua nga Stamford Bridge pas mbarimit të kontratës me skuadrën e Jose Mourinhos, ndërsa karrierën tani do ta vazhdojë në ligën amerikane.

“Unë dua të vazhdoj ta sfidojë vetën. Kam vendosur të vijë në një qytet të madh dhe të tregoj se unë akoma mund të luaj në nivele të larta. Falënderoj Chelsean për ato 13 vite të mrekullueshme të kaluara aty, ata do të mbeten gjithmonë në zemrën time”, deklaroi Lampard gjatë prezantimit te skuadra e re.

Lampard ishte pjesa e Chelseas për 13 vite, ku ka regjistruar 649 paraqitje dhe shënuar 211 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat