Allen në Cleveland Cavaliers

Sporti

Allen në Cleveland Cavaliers

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:36

Liga NBA pa dyshim se do të jetë edhe më atraktive në edicionin e ri në bazë të zhvillimeve të tashme sa i takon përforcimeve të skuadrave! Basketbollisti Ray Allen, shënuesi më i mirë për treshe në historinë e NBA-së në sezonin e tij të 19-të do të luaj për Cliveland Cavaliers, raporton portali “Boston Gloub”. Allen është prej basketbollistëve më të dëshmuar, i cili do të jetë së bashku në një klub me LeBron James, me të cilin në dy sezonet e fundit luajti për Miami Heat. Allen ka 39 vite, ndërsa edicionin e kaluar luajti 93 ndeshje për Miamin dhe mesatarisht shënoi 9,6 pikë, 2,8 kërcime dhe dy asistime në ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat