Rikuperimi i Reus sipas parashikimeve

Sporti

Rikuperimi i Reus sipas parashikimeve

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 16:57

Marco Reus po rikuperohet pa asnjë problem nga dëmtimi në kavilje dhe normalisht duhet të rikthehet në fushë gjatë Shtatorit.

Marco Reus po rikuperohet pa asnjë problem nga dëmtimi në kavilje dhe normalisht duhet të rikthehet në fushë gjatë Shtatorit, ashtu siç ishte parashikuar. Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc foli me bindje për gjendjen e mirë shëndetësore të 25-vjeçarit, i cili u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren. Konkretisht episodi fatkeq për Reus ndodhi në miqësoren e fundit kundër Armenisë, duke e humbur kështu shansin për të festuar me gjermanët triumfin në Botërorin e Brazilit.

Fillimisht mjekët dhanë shpresë se mesfushori mund të bashkohej me verdhezinjtë për turin përgatitor, por testet e mëtejshme konfirmuan pushimin e detyruar 3-mujor, që do të thotë se Reus veç turit me skuadrën, do të humbasë edhe fillimin e sezonit të ri të Bundesligës. Megjithatë duhet parë ana pozitive në këtë proces jo të lehtë rikuperimi. Në një intervistë për mediat gjermane, drejtuesi i Dortmundit dha lajmin e mirë se lojtari mund të jetë gati të zbresë në fushë pas një muaji e gjysmë, gjithmonë nëse riaftësimi do të shkojë me këto ritme. Në këtë mënyrë, Reus mund të vihet në dispozicion të trajnerit Low për miqësoren e pancerave me Argjentinën më 3 Shtator, si dhe për takimin e parë eliminator me Skocinë për Europianin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat