Aksident me biçikletë për Toto Wolff

Sporti

Aksident me biçikletë për Toto Wolff

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 16:53

Bosi i skuadrës Mercedes pësoi fraktura në shpatull, në klavikul, në bërryl dhe në kyçin e dorës së djathtë. Wolff u dëmtua keqazi pasi ra gjatë një eventi çiklistik.

Rrëzim plot dëme nga biçikleta për Toto Wolff. Bosi i skuadrës Mercedes pësoi fraktura në shpatull, në klavikul, në bërryl dhe në kyçin e dorës së djathtë. Wolff u dëmtua keqazi pasi ra gjatë një eventi çiklistik të organizuar në Vienë, por gjithsesi do të jetë prezent në Budapest ku këtë të Diel është në program Cmimi i Madh i Hungarisë. Bosi i skuadrës që po dominon Botërorin e shpejtësisë, duke përdorur profilin e Mercedes në Twitter bëri ironi në lidhje me ngjarjen.

“Vendosëm që t’ua lëmë profesionistëve, Lewis dhe Nico me 300 km në orë janë më të zotët se ne, që ecim me 30 në orë”, shprehet Wolff duke iu referuar pilotëve zyrtarë të skuadrës. Mercedes nga ana e saj e shfrytëzoi rastin për të futur në veprim hashtagun “Totonator”: Wolff kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për vendosjen e një proteze dhe disa vida. Tani Bosi, shkruan skuadra është gjysmë njeri dhe gjysmë makinë”. Pikërisht një Totonator. Pas frikës fillestare tani buzëqesh dhe Susie Wolff. Bashkëshortja e Toto “cicëron” në Twtiter, “Cfarë heroi burri im”, para se të përgatitet për një uniform shumë të ndryshme nga uniforma e pilotit duke shtuar, “Duket se në javët e ardhshme do të më duhet të bëj infermieren”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat