Leksioni i Realit me blerjen e James Rodriguez

Sporti

Leksioni i Realit me blerjen e James Rodriguez

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 16:46

Investimet sjellin para dhe nga paratë vjen suksesi. Eshtë kjo një formulë e ditur e botës së madhe të biznesit.

Investimet sjellin para dhe nga paratë vjen suksesi. Eshtë kjo një formulë e ditur e botës së madhe të biznesit, ku pa dyshim që bën pjesë edhe futbolli sepse për të arritur tek titujt nuk mjafton vetëm shpirti sportiv, por edhe fuqia e parasë. Pa iu dridhur dora, Reali i Madridit shpenzoi plot 80 milionë Euro për ta bërë të vetin James Rodriguez dhe deri tani të dhënat flasin për një investim të mençur nga ana e gjigantëve të Spanjës. Gjatë prezantimit të kolumbianit në Bernabeu, në harkun kohor të 60 minutave u shitën 900 fanella me emrin e tij për një shumë totale prej 90 mijë Eurosh.

Në një ditë, të dhënat jozyrtare tregojnë shifra edhe më stratosferike, 40 mijë fanella, nga të cilat në arkën e Realit shkuan plot 4 milionë Euro. Kjo do të thotë se vetëm nga bluzat e stampuara me emrin e James Rodriguez, Los Blancos siguruan 5% të shumës që u investua për transferimin e tij nga Monaco. Eshtë një sukses i jashtëzakonshëm falë epidemisë “Jamesmania”, që infektoi sa hap e mbyll sytë një botë të tërë madrilene. Pa dyshim që çmimet e fanellave gjatë kësaj kohe kanë qënë pak më të kripura se zakonisht sepse është marketing në fund të fundit dhe Reali është munduar të përfitojë sa më shumë nga kjo çmenduri kolektive, ndërkohë që Perez edhe njëherë u ka treguar të gjithëve se shikon shumë larg. Për ta rikuperuar çdo qindarkë të investimit te James Rodriguez, mbetet ende shumë, por duhet të kemi parasysh se sezoni nuk ka nisur ende dhe përpara janë abonimet, turnetë, si dhe evente të tjera që gjithashtu sjellin fitime. Ky është leksioni që jep Florentino Perez në profilin e biznesmenit dhe ndoshta futbolli italian duhet të mësojë prej tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat