Shqipëria krah i fortë për FFK-në

Sporti

Shqipëria krah i fortë për FFK-në

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 14:44


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim kryetari Vokrri e njohu ambasadorin Minxhozi, për zhvillimin dhe të arriturat në futbollin e Kosovës në veçanti për përpjekjet e vazhdueshme që FFK të bëhet sa më parë pjesë e mekanizmave dhe arenës ndërkombëtare. Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojë të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet dy federatave në të gjitha segmentet. Ambasadori Minxhozi premtoi se Federata Shqiptare e Futbollit dhe vet shteti shqiptarë do të jenë gjithmonë krah i fortë për FFK-në. Në këtë takim u hodh ideja, që në Prishtinë të organizohet një turne i futbollit të grup-moshave të reja U-13-15 vjeçar e ku do të përfshiheshin të rinjtë nga shtetet e rajonit. Të dy bashkëbiseduesit u morën vesh që kjo ide të diskutohet me qeveritë e të dyja vendeve si dhe me federatat në mënyrë që sa më shpejt kjo ide të bëhet realitet dhe që ky turne pastaj të shndërrohet në tradicional i përvitshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat