Boksa e shqelma në ndeshjen Lille-Maccabi! (Video)

Sporti

Boksa e shqelma në ndeshjen Lille-Maccabi! (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2014 Në ora: 11:14

Rrahje në ndeshjen miqësore të futbollit ku luanin Lille (Franca) dhe Maccabi Haifa (Izraeli). Një rrahje e pazakontë, jo në mes futbollistëve por futen disa tifozë pro palestinez dhe sulmojnë futbollistët izraelitë në shenjë hakmarrje për shkak konfliktit Izrael-Palestinë. Merret vesh se tifozët nuk ishin palestinez, por turq dhe sulmi ndaj lojtarëve izraelitë ishte tronditës. E tërë skena ndodhin në minutën e 88-të kur rezultati qe 2:0 në favor te ekipit francezë. Tifozët në duar kanë pasur parulla në të cilat kërkohej çlirimi i Palestinës nga Izraeli. Ajo çfarë ngjau në fushë i ngjante filmave horor, godiste kush mundej, ndërsa futbollistët nuk qëndruan duarkryq, por u vetëmbrojtën. Aty ka ndërhyrë sigurimi për të evituar më të rëndën në një ndeshje miqësore dhe nga një sjellje e çuditshme dhe e paprecedent e tifozëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat