Albulenës i mungoi dëshira...

Sporti

Albulenës i mungoi dëshira...

Nga: K.Goca Më: 24 korrik 2014 Në ora: 11:02

Pas boksieres Donjeta Sadiku (60 kg), edhe Albulena Gubetini (75 kg) eliminohet nga Kampionati Evropian për të reja në boks që po zhvillohet në Assisi të Italisë. “Edhe pse prisnim nga Albulena fitore dhe të na gëzojë me medalje ajo nuk ndodhi. Albulena e humbi meçin me turken Sema Galiskan. Edhe pse menduam se Albulena me përvojën e saj ndërkombëtare, nuk e shfrytëzoi dhe si duket i mungoi edhe dëshira për fitore dhe mposhtet”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës. Boksieret tona nuk e realizuan ëndrrën që të kthehen të paktën me një medalje në ngjarjen më të madhe evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat