Milani synon të ‘arratisurin’ nga Shakhtar

Sporti

Milani synon të ‘arratisurin’ nga Shakhtar

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 23:08

Sulmuesi brazilian i Shakhtar Donetsk, Douglas Costa është një prej 6 futbollistëve të cilët nuk u kthyen në Ukrainë pas miqësores së zhvilluar ndaj Lionit në Francë për shkak të situatës së rëndë në lindje të vendit.

Gjatë mbrëmjes së të martës Galliani është takuar me agjentin e lojtarit dhe kanë diskutuar mbi një transferim të mundshëm të tij në Milano. Më parë Costa ishte kërkuar edhe nga ekipi i Romës.

“Isha i lumtur në ekipin ku luaja. Kisha marrëdhënie mjaft të mira me tifozët dhe me drejtuesit e shoqërisë, por pas tensionimit të situatës gjërat ndryshuan. Ne duam të vazhdojmë të luajmë për Shakhtar, por nuk mund të rrezikojmë jetën”, ka thënë sulmuesi brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat