Milani ofron 5 milionë për Xhemailin

Sporti

Milani ofron 5 milionë për Xhemailin

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 21:50

Skuadra e Milanit po kërkon një mesfushorë, ndërsa shqiptari Blerim Xhemaili është kërkesa kryesore e trajnerit të ri, Filippo Inzaghi.

Lojtari 28 vjeçar është në shitje nga skuadra e Napolit, dhe për të kërkon 7 milionë euro. Por, skuadra rosonere është duke nxituar për këtë rast, dhe është gati të ofroj 5 milionë për ta pasur në radhët e veta shqiptarin.

Mediet italiane raportojnë se kontrata e lojtarit që skadon pas një viti, mund të prishet edhe për një shumë mesatare, prej 6 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat