Low: Do të vazhdoj punën me Gjermaninë

Sporti

Low: Do të vazhdoj punën me Gjermaninë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 21:18

Joachim Low ka pranuar për herë të parë për mediat gjermane se do të vazhdojë të jetë trajneri i përfaqësueses dhe në të ardhmen. Në një intervistë të dhënë për “Bild”, 54-vjeçari ka pranuar vazhdimësinë e tij në krye të katër herë kampionëve të botës madje duke patur pritshmëri të mëdha për rezultatet në të ardhmen. Për të përditshmen e mirënjohur gjermane ai ka theksuar se ndjehet i privilegjuar për të vazhduar bashkëpunimin me Federatën Gjermane të Futbollit dhe zërat për një largim të mundshëm të tij nuk kanë pasur asnjë bazë të vërtete.

“Jam dhe do të jem trajner i Gjermanisë. Kam pasur gjithmonë mbështetjen e Federatës dhe në momentet më të vështira. Pastaj do të ishte mëkat nëse nuk do të vazhdoja detyrën time tani që u shpallëm kampion bote. Puna ime me kombëtaren nuk ka përfunduar ende. Gjëra të mëdha na presin në të ardhmen. Kemi përpara Europianin dhe do të ishte bukur sikur të triumfonim dhe aty. Oreksi vjen duke ngrënë dhe këtë verë ne na u hap jo pak oreksi me fitimin e Botërorit”.

Joachim Low u përfol përpara përfundimit të turneut në Brazil, se mund të transferohej te Fenerbahce dhe nëse do të fitonte titullin botëror me Gjermaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat