Edhe një fitore e Rafal Majka, vazhdon kryesimi i Nibalit

Sporti

Edhe një fitore e Rafal Majka, vazhdon kryesimi i Nibalit

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 23 korrik 2014 Në ora: 18:21

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 101-të-etapa e 17-të

Në etapën e 17-të është zhvilluar një garë e ashpër sidomos në 5 kilometrat e fundit, ku ndryshonte kreu. Sa Visconti, sa Nibali e Di Marchi e Bardet. Por në metrat e fundit çiklisti polak ka mbledhur forcat e fundit për të dalë i pari në shtegun Saint- Gaudens- Saint Larry të gjatë 124.5 kilometra për një kohë 03h 35' 23'', duke lënë në pozitën e dytë Govani Visconti me +0.29 dhe Nibalin në vendin e tretë me +0.46 sekonda. Çiklistit italian Vincenzo Nibali po rrugëton i sigurt drejt fitores me kohë të përgjitshme 76h 41' 28''. Dje, Vincenzo Nibali ka marrë një SMS nga kryeministri italian Matteo Renzi i cili e ftoi atë për të ardhur dhe për të vizituar në Pallatin Kixhi me fanellë të verdhë pas Tour de France. Siç raportoi La Gazzetta dello Sport, kryesuesi aktual i garës është përgjigjur se ai do të jetë i lumtur për të bërë këtë, por theksoi se ai nuk e ka fituar garën ende. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë vazhdon ta bartë çiklisti Peter Sagan më 408 pikë. E fanellën e bardhë me pika të kuqe si maloristi më i mirë e bartë Rafa Majka, me 149 pikë. Fanella e bardhë ndërron pronarin por jo kombi e bartë një tjetër francez Thibaut Pinot me kohë të përgjithshme 76h 47' 28'', si çiklisti më suksesshëm i ri i garës. Çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 18-të në shtegun Pau- Hautacam të gjatë 131.5 kilometra. Është etapa malore e fundit dhe gjasat e fundit për maloristët të krijojnë epërsi ndaj favoritëve kronometristë. Maloristët nuk kanë terren më të mirë se ngjitjen mitike në Col du Toumalet 2115 metra lartësi që të përgatitin pozitën për sulmin e fundit për në ngjitjen Hautacam, njërën (1520 metra lartës) nga më të vështirat në Pirine. Çiklistët e nisin garën nga qyteti Pau, me 81.500 banorë, ku mbreti Henri IV përshëndeti garën shumëherë, qyteti më i vizituar i Tour de France. Ka një ekonomi të zhvilluar me aeronautikë, gjeoshkenca, industri ushqimore dhe farmaceutike, industrinë e kuajve, qytet i Universitetit ushtarak. I pasur me kështjella si “Château de Pau” ku është lindur mbreti Henri IV. Ka Muzeun e Arteve të Bukura, muzeu Bernadotte, Muzeu i Aviacionit. Organizatorë i shumë festivaleve muzikore. Specialitetet: Verërat nga Jurançon dhe Madiran. Gara mbyllet në qytetin malor turistk Hautacam me një popullsi prej 3500 banorëve. Me një turizëm të zhvilluar dimër-verë malor, me hidroterapi dhe energji ujore dhe shumë qendra skijimi.

Renditja e etapës së 17-të

1. Rafal Majka (POL) Tinkoff-Saxo 03h 35' 23''
2. Giovani Visconti (ITA) Movistar 03h 35' 52''
3. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 03h 36' 09''
4. Jean-Christophe Péraud (FRA) La Mondiale 03h 36' 09''
5. Alessandro De Marchi (ITA) Cannondale 03h 36' 12''
6. Pierre Rolland (FRA) Europcar 03h36' 15''
7. Frank Schleck (LUX) Factory Racing 03h 36' 35''
8. Bauke Mollema (NED) Belkin Pro Cycling 03h 36' 35''
9. Nicolas Roche (IRL) Tinkoff-Saxo 03h 36' 48''
10. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 03h 36' 58''
Renditja e përgjithshme
1. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 76h 41' 28''
2. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 76h 46' 54''
3. Thibaut Pinot (FR )FDJ.FR 76h 47' 28''
4. Jean-Christophe Péraud (FRA) La Mondiale 76h 47' 36''
5. Romain Bardet (FRA) La Mondiale 76h 49' 02''
6. Tejay Van Garderen (SHBA) BMC Racing 76h 51' 47''
7. Leopold Konig (CZE) Netapp-Endura 76h 53' 27''
8. Laurens Ten dam (NED) Belkin Pro Cycling 76h 53' 44''
9. Pierre Rolland (FRA) Europcar 76h 54' 43''
10. Frank Schleck (LUX) Factory Racing 76h 59' 31''

Renditja ekipore

1. AG2R LA MONDIALE (FRA) 230h 20' 30''
2. BELKIN PRO CYCLING (NED) 230h 49' 13''
3. MOVISTAR TEAM (ESP) 231h 13' 00''
4. BMC RACING TEAM (SHBA) 231h 20' 03''
5. TEAM EUROPCAR (FRA) 231h 35' 08''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat