Joachim Low, edhe për dy vite do ta drejtojë kombëtaren e Gjermanisë, pasi që fitoi titullin e kampionit të botës. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se i ka vazhduar bashkëpunimin Lowit edhe për dy vite apo më saktë edhe për kualifikimet e Euro 2016. “Kam nënshkruar kontratën e re me DFB deri më 2016. Do të vazhdojë me punën time deri në Kampionatin Evropian. Jam i motivuar sikur në ditën e parë të punës. Kemi festuar triumfin në Brazil, por kemi edhe shumë caqe për të arritur”, tha Low.