Alonso ka nxjerrë mësime nga superioriteti i Mercedesit

Sporti

Alonso ka nxjerrë mësime nga superioriteti i Mercedesit

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 17:42


Dhjetë gara asnjë fitore për Fernando Alonson dhe për vet skuadrën e tij, Ferrari, pa dyshim se është një sinjal jo i mirë dhe një edicion dëshpërues. Skuadra e Ferrarit nuk po tregohet në dhjetë garat e deritashme, kur Mercedes është dominues dhe i pandalshëm sidomos ka 9 fitore nga 10 garat e zhvilluar në Formula 1. Alonsos i duhet ende të bindet nga planet e Ferrarit për të përmirësuar formën e tij në vitin 2015, por mbi të gjitha për ti dedikuar të ardhmen e tij skuadrës italiane. Si Alonso ashtu dhe shoku i tij i skuadrës Raikkonen ishin në Maranello para Çmimit të Madh të Gjermanisë për t’u njohur me idetë e Ferrarit për makinën e sezonit të ardhshëm. Drejtori teknik, James Allison, deklaroi për gazetarët se ai shpresonte që planet e tij ta bindnin Alonson që ti dedikonte përkushtimin e tij afatgjatë në të ardhmen skuadrës kokëkuqe, por piloti spanjoll preferoi të driblojë premtimet kur u pyet nëse ndihej i inkurajuar nga planet e Ferrarit për sezonin e ardhshëm duke u shfaqur i padeshifrueshëm. Alonso tash për tash renditet i katërti me 97 pikë ose 93 pikë ka më pak se kryesuesi në renditjen përgjithshme të pilotëve. “Ky është sezoni im i 14-të në Formula 1 kështu që kam parë shumë projekte në korrik apo gusht. Në gusht të gjithë janë shumë luftarak në planet e tyre, në nëntor ende edhe më tepër, madje në janar duken super garuese, por në shkurt kuptohet se vetëm dy apo tre janë të aftë për të fituar. Duhet të kem një sferë të kristaltë për të parë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”, tha ai. E ndërsa në mënyrë indirekte la gjithçka të hapur për të ardhmen, Alonso tregoi se ka ditur të nxjerrë mësime nga superioriteti i Mercedes në këtë sezon. “Këtë vit Mercedes na tregoi se skuadra mund të dominojë në këtë epokë të re të Formula 1. Nuk bëmë punë dhe aq të mirë sa duhej me rregullat e reja dhe ka shumë vend për tu përmirësuar, nuk është si vitet e tjera ku gjithçka ishte pothuajse në kufirin maksimal të mundshëm dhe mund të bënim pak gjëra. Hapi nga makinat e 2014-ës te ato të 2015 do të jetë shumë i madh”, Alonso. Në fundjavë pra me 27 korrik do të zhvillohet gara e 11-të edicionit të sivjetshëm në Hungari dhe Alonso shpreson në fitoren e parë të skuadrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat